Shisnin lëndë narkotike, në pranga autori/ Lëviznin me armë gjahu në makinë, nën hetim dy persona

19/11/2023 11:20

Një person është vënë në pranga pasi shiste lëndë narkotike kokainë në doza, ndërsa dy të tjerë janë nën hetim pasi iu gjetën armë pa leje në makinë.

Gjatë orëve të mbrëmjes 33-vjeçari me iniciale A. Gj. është ndaluar nga Policia e Bulqizës, për kontroll. Më pas atij i’u gjetën të fshehura në trup dhjetëra doza me kokainë, të gatshme për shitje.

Menjëherë pas gjetjes së lëndëve narkotike u arrestua 33-vjeçari, banues në fshatin Vajkal të Bulqizës. Njëkohësisht në kuadër të operacionit policor të koduar “Tempulli” u sekuestrua e gjithë kokaina që u gjet.

Nga ana tjetër në Dibër, u kapën dy persona duke lëvizur me armë gjahu pa leje, gjatë mesnatës. Nën hetim janë 37-vjeçari me iniciale K. M., banues në Tiranë, dhe 36-vjeçari L. D., banues në Durrës.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sundimi i Ligjit”, policia sekuestroi dy automjetet që lëviznin të dyshuarit dhe dy armë gjuetie, që po ashtu ishin në makina.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Dibrës,  për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA