Ky që shihni në këto pamje është autori i vendosjes së eksplozivit në një biznes në bulevardin “Donald Tramp” në Kamëz.
Kur ora shënon 04.20 autori i ndihmuar edhe nga një person tjetër, afrohet me një makinë “Audi” dhe pasi hedh eksplozivin jashtë biznesit largohet me shpejtësi.
Nga këqyrja e kamerave të sigurisë rezulton se autorët kanë ardhur më parë në bulevardin “Donald Tramp”, ku studiuan zonën e më pas u rikthyen pas 20 minutash ku vendosën eksplozivin të cilin e aktivizuar me një fitil.
Nga shpërthimi pati vetëm dëme materiale në lokalin që administrohej që prej shkurtit nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj dhe një biznes ngjitur që i përket të afërmve të tij. I pyetur nga ana e policisë administrator, është shprehur se nuk ka konflikte të hapura dhe nuk ka marrë sinjale kërcënuese.
Grupi hetimor po sekuestron kamerat në zonë me qëllim identifikimin e autorit. Në harkun e disa muajve në të njëjtën zonë kanë ndodhur edhe 4 ngjarje të tjera të ngjashme ku pre e sulmit me eksploziv dhe arme kanë rënë 2 bar kafe dhe një agjenci funerale.
Top Channel