Thyen xhamat e dyqanit dhe vodhën produkte të shumta dhe para, kapen autorët
18/11/2023 10:01
Një 18-vjeçar është arrestuar dhe dy të mitur të tjerë janë vënë nën hetim për vjedhjen e një dyqani në Bulqizë.
Denoncimin e ka bërë pronari i dyqanit, L.O., 59 vjeç në fshatin Gjoricë. Të rinjtë dyshohet se kanë thyer xhamat e dyqanit dhe kanë vjedhur produkte të ndryshe, si dhe një shumë parash.
Në pranga u vu 18-vjeçari V.K nga Bulqiza, si dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shkak të moshës për dy të mitur të moshës 16 dhe 13 vjeç.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.
Top Channel