Shkatërrimi i ullinjve të Spanjës nga i nxehti e thatësira, rrit çmimet në të gjithë botën (fotot)

18/11/2023 19:05

Spanja, një nga prodhuesit e eksportuesit më të mëdhenj të ullirit thotë se vështirësitë e motit të keq kanë bërë të ketë “prodhimin më të ulët të 30 viteve të fundit.

Kreu i shoqatës së prodhuesve Asoliva, Rafael Pico, tha se thatësirat dhe zjarret kanë dëmtuar prodhimin kryesor të Spanjës duke bërë që çmimi të rritet rreth 40 përqind vetëm brenda një viti.

“Kemi mungesë vaji të ullirit, jo vetëm për këtë vit por prej vitit të shkuar kur nisi kjo vjelje e habitshme të gjymtuar. Në Spanjë prodhojmë mesatarisht 1.5 milionë ton ulli por prej kushteve armiqësore të motit vitin e kaluar prodhuam vetëm 700,000 (ton), Spanja është prodhuesi më i madh i ullinjve në botë”, tha Carlos Carreira për rrjetin AFP.

Fermeri Juan Hidalgo Gutierrez fliste në të njëjtën linjë, duke thënë se thatësirat kanë shkurtuar sasinë dhe prishur cilësinë e ullirit.

“Këtë vit ullinjtë janë më keq. Nuk ka pasur shi, vetëm vranësirë, kemi marrë vetëm gjysmën e prodhimit që duhet të kishim”, thotë ai.

Mungesa e ullinjve në treg do të sjellë rritjen e çmimit të tyre, thonë kultivuesit, duke shtuar se kjo do të influencojë dhe vende të tjera prodhuese ose produkte të tjera.

FOTO GALERI
5/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA