Marrëdhëniet seksuale dhe problemet që kemi si shoqëri po diskutohen këtë të premte në “Më Lër të Flas”.
Mjeku androlog Ervin Dani: Ne jemi pjesë e Evropës, ne kemi statistika jo të sakta, në vendin tonë nuk ka satistika të tilla, duhet të jetë një regjistër kombëtar. Këtë e kemi efekt.
Zhaklina: Është një libër shumë i mirë i profesor Balilit, i cili ka bërë “Seksualiteti i njeriut”. Aty profesori ka mbledhur një numër të madh statistikash që janë bërë edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, që është e vërtetë janë të pakta në numër dhe i dedikohen disa çrregullimeve seksuale. Unë në kontaktet e përditshme që kam me shoqërinë shqiptare patjetër mendoj se disfunksioni seksual apo mungesa e ereksionit është një nga problemet më të mëdha që kanë burrat në përgjithësi, dhe burrat shqiptarë për arsye të ndryshme. Unë mendoj që mesazhi që duhet të japim është që të shkojnë tek eksperti i duhur që të bëjnë një diagnoztifikim të saktë.
Mjeku androlog Ervin Dani: Nëse do të themi në përqindje disfunksioni erektil do ta ndajmë me grup mosha, nga 18 deri 39 vjeç janë 5% që mund të kenë probleme. Me rritjen e moshës rritet edhe disfunksioni erektil dhe shkon deri 70% mbi moshën 60-70 vjeç.
Donaldi: Këto ilaçet që përdoren a kanë efekte anësore?
Mjeku androlog Ervin Dani: Viagra një kokërr është 26 dollarë në SHBA, historikisht ka qenë një preparat shumë i shtrenjtë, ndërsa të tjera suplemente që kanë një farë efekti është efekt më i dobët. Ka shumë herë raste ku abuzohet.
Donald: A mendon se shqiptarët kanë probleme me ereksionin?
Amber: Me partnerët që kam pasur unë ka qenë okay. Kanë qenë të ushqyer mirë.
Juliana: Kam diskutu shpeshherë këto eksperiencat seksuale që kanë shoqëria jonë. Në Evropë nuk është problem kur ke të tilla probleme, kur nuk ndodh diçka. Çunat këtu flasin shumë çfarë bëj unë në shtrat, pastaj kur vjen puna, jo nuk u bë ajo jo nuk u bë kjo, dmth është akoma tabu këtu që nuk e shohin doktorin.
Top Channel