Në “Më lër të flas” mbrëmjen e sotme është diskutuar për një tematikë që edhe sot vijon të mbetet tabu në shoqërinë shqiptare, seksin.
E pyetur drejtpërdrejt se çfarë do të konsideronte një ‘seks të bukur’, Zaklina Lekatari është shprehur se ‘seks i mirë’ për të është kur ajo ndihet e përmbushur nga partneri. Zhaklina insistoi se në një marrëdhënie seksuale nëse një femër nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ka përjetuar kënaqësi, opinion i cili u mbështet edhe nga transgjinorja femër Amber.
Kërshërisë së Romeos se çfarë shije i ka lënë eksperienca në raportet seksuale këtu në Shqipëri, Amber i është përgjigjur duke thënë se një person e menaxhon vetë veten për të krijuar një marrëdhënie të mirë.
Këmbënguljes së Romeos se nga do ta donte partnerin, ajo i tha se e donte purro shqiptar dhe nga jugu.
Romeo: Çfarë është për ty një seks i bukur?
Zhaklina: Një seks i bukur…
Romeo: Pyetja ime ishte shumë e qartë dhe dua një përgjigje.
Zhaklina: Po mendoj se kur e quaj ‘seks të mirë’. Mendoj se kur jam e kënaqur… U mendova gjatë sepse s’ma ka bërë askush si pyetje dhe ndaj u zgjata gjatë dhe përgjigja është shumë e thjesht, kur je e përmbushur.
Romeo: Po thelloheshim në bisedë dhe unë ndaj ua bëra këtë pyetje që është më e thellë sesa thjesht penetrimi. Për ty çfarë është një seks i bukur që është më i thellë sesa vetë penetrimi.
Donaldi: …meshkujt shqiptar janë edhe të dhunshëm.
Zhaklina: Kur je e kënaqur, kur edhe seksualisht partneri yt të kupton dhe flet gjuhën tënde të trupit, vibron me ty.
Doktor Ervin Dani: Më duket se bëni një gabim. Gjithë problemi është orgazma. Orgazma është momenti final i një marrëdhënie seksuale, është kulmi. Në qoftë se meshkujt duan vetëm dy minuta për të arritur në ereksion, femra ka një përgatitje komplet tjetër. Duhet 10-12 minuta për të arritur në një moment të tillë.
Zhaklina: Orgazma dhe ejakulimi te burrat janë dy momente të ndara. Orgazma mund të jetë kulmi për femrat, por t’i në një marrëdhënie seksuale nëse nuk përjeton orgazmë nuk do të thotë se nuk ke përjetuar kënaqësi. Pra kënaqësia dhe orgazma nuk janë sinonime të njëra tjetrës.
Donaldi: Amber, ju çfarë mendoni për këtë?
Amber: Unë mendoj se orgazma është finalja e seksit, por pa të nuk do të thotë se nuk ke bërë një seks të mirë.
Donaldi: Sa e vështirë është për një vajzë transgjinore të gjejë partner apo të krijojë raporte seksuale në Shqipëri?
Amber: Kërkesat janë të shumta, por meshkujt shqiptarë në përgjithësi nuk i kanë problemet vetëm për një femër transgjinore por edhe me një femër që mund të ketë pasur dy të dashur, ai nuk e bën dot partnere të jetës së vetë.
Nuk është se unë nuk kam kërkesa apo nuk kam një jetë të lumtur. Çështja është si e menaxhon veten, si ti e menaxhon veten për të pasur një marrëdhënie të mirë me meshkujt shqiptarë.
Donaldi: Çfarë shije të ka lënë eksperienca në raportet seksuale këtu në Shqipëri, sepse më the vetëm në vendet jashtë sepse këtu në Shqipëri… Dmth nuk pret që partneri yt të jetë shqiptar.
Amber: Joo, ajo ishte pjesë e shakasë sepse unë shqiptar e dua.
Romeo: Nga e do fiks?
Amber: Nuk e tradhëtoj unë vendin tim…
Romeo: Nga e do fiks na thuaj…
Amber: Tani mos të bëjmë ndarje rrethinash…
Romeo: Po thuaje se nuk na ngel qejfi.
Amber: Po s’ka për të ngelur qejfi këtu.
Romeo: Tani unë për shembull kam qejf ta marrë nga Tirana, ti nga ke qejf ta marrësh?
Amber: Ti e do nga Tirana, atëherë unë jugor.
Romeo: Jugor?! Ahh shejtan shejtan.
Top Channel