Një 50-vjeçar ka gjetur vdekjen sot në Berat, pasi është hedhur nga kati i pestë i pallatit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:40 në lagjen “Jani Vruho”. 50-vjeçari dyshohet se ishte gjendje të rënduar psikologjike, teksa është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

A.R., 50 vjeç, për pasojë ka humbur jetën.

Nga deklarimet e familjarëve shtetasi A.R, prej disa kohësh vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA