Me kërkesë të SPAK, Gjykata Antikorrupsion ka caktuar masën e sigurisë për ish-Ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
Sipas gazetares Anila Hoxha, GJKKO ka vendosur masën e sigurimit “Detyrim për paraqitje” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit” për ish ministrin. Beqaj do duhet të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15:30.
Prokurorët e SPAK prej tre vitesh e kishin nën hetim ish ministrin socialist të Shëndetësisë për veprat penale të “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim, “Shkelja e barazisë së pjesëmarrje në tendera apo ankande publike” kryer në bashkëpunim, si dhe “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetëror ose i të zgjedhurve vendorë” .
Sipas prokurorisë speciale këto shkelje të ish ministrin Ilir Beqaj lidhen me koncesionin e sterilizimit të pajisjeve mjekësore.
“Detyrim për paraqitje në Policisë gjyqësore” dhe “Ndalim i i daljes jashtë shtetit”. Të paraqitet para policisë gjyqësore të Byrosë Kombëtare të Hetimit, një herë në javë, ditë të premte, ora 15.30. Urdhërohet personin nën hetim të mos largohet nga territori i Republikës së Shqipërisë pa autorizimin e gjykatës. Ndalohet përdorimi i pasaportës dhe mjeteve të tjera identifikuese të vlefshme për daljen jashtë shtetit”.- thuhet në vendimin e gjykatës.
Për llogari të këtij hetimi, në 17 Gusht 2023 SPAK arrestoi ish zëvendës ministrin e shëndetësisë Klodian Rrjepaj dhe biznesmenin Ilir Rrapaj fitues i koncesionit të sterilizimit.
Por në vendimin e miratimit të këtyre arrestimeve dhe vendosjes së masës së sigurisë për 6 persona të tjerë, gjyqtari Erion Bani la disa detyra për prokurorët e SPAK. Njëra prej tyre, thellimi hetimeve për ish-ministrin Ilir Beqaj.
Fiks tre muaj nga ky vendim, prokurori i SPAK Edvin Kondilli, përmbushi këtë detyrë lënë prej gjyqtarit Erion Bani, duke siguruar nga gjykata disa masa sigurie për ish ministrin e shëndetësisë.
Top Channel