Projektbuxheti i vitit të ardhshëm ndër shumë synime merr edhe nje angazhim të rëndësishëm sa i përket përfshirjes së vajzave dhe grave në ekonomi, dhe fusha të tjera. 

Nga 128 programe buxhetore në nivel ministrie, 53 prej tyre synojnë të realizojnë objektivat gjinore per një përfshirje më te drejte të grave dhe vajzave në te gjithë aspektet e jetës sociale dhe ekonomike. Programet dhe fondet për ketë qëllim janë ardhur në rritje.

Janë 67 miliardë lekë  që do te shpenzohen për këtë qëllim në rritje me 8 miliardë lekë nga një vit më parë, në totalin e 9.3% ndaj PBB. Për ekspertët fuqizimi i gruas në jetën e vendit do t’i hapë ekonomisë dimensione të reja.

“Shumica e grave shqiptare janë të okupuara në sektorët që janë më pak fitimprurës, që janë më pak ndërtues ndaj vlerës së shtuar në shoqëri. Pjesëmarrja e gruas në sektorët më produktivë siç janë ato të teknologjisë apo në sektorët prodhues do të sillte më shumë investime. Është parë dhe vërtetuar nga studimet që gruaja ka një perspektivë guvernance më transparente deri më të guximshme, gjithashtu dhe më kolegjiale”, tha Albana Vrioni, eksperte për përfshirjen gjinore.

Sipas ekspertëve duhet që qeveria të përmirësojë strukturat mbështetëse për të lejuar gruan të jetë plotësisht e integruar në vendin e punës.

“Zhvendosja e kohës priduktive të gruas nga edukimi në familje tek edukimi në mbarëvajtjen e ekonomisë ka për të sjellë shumë më tepër vlerë, janë shumë të ndërlidhura”, theksoi  Albana Vrioni, eksperte për përfshirjen gjinore.

Banka Botërore në një vrojtim të fundit u shpreh se gratë e kanë të pamundur të integrohen në treg pune pasi shumë prej tyre duhet të kujdesen për fëmijët, apo rrethanat sociale i detyrojnë të bëhen shtëpiake, duke bërë kështu punë të papaguar që ka efekt negative në ekonomi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA