Bizneset e vogla në Vlorë, nga italianët! Investojnë në hoteleri, restorante dhe shërbime për turizmin

18/11/2023 19:47

Italianët nuk po vijnë më në Shqipëri vetëm për pushime, por tashmë edhe për biznes.

Në Vlorë, më shumë se 100 të huaj, kryesisht nga Italia kanë hapur bizneset e tyre. Ata operojnë përgjithësisht në fushën e Hotelerisë, bareve por dhe restoranteve.

“Damiano Maggio, prej 11 muajsh ka hapur në qytetin bregdetar një piceri. Ai tregon se arsyeja se pse vendosi të investojë në Shqipëri është për shkak të taksave të ulëta”- tha Sokol Kananaj, drejtori i Tatimeve Vlorë.

“Unë quhem Damiano kam hapur pizzerinë në janar kështu që duhet ende të bëhet një vit. Jemi transferuar pas nje vizite në të cilën mbetëm të dashuruar me këtë vend, dhe sapo na u dha mundësia u transferuam.Jam me familjen, djali ndjek një shkollë private në Vlorë, është ambjentuar shumë mirë . Këtu vlen të hapësh një biznes sepse taksimi është në nivel 30 % ndër kohë që në Itali është në nivel 70 % e kupton vetë që është e madhe diferenca”- tha Damiano Maggio, qytetar italian.

Ashtu si Damiano, edhe bashkëkombas të tjerë të tij, kanë investuar dhe kanë hapur biznese të ndryshme në Vlorë.

“Në Vlorë janë diku te 100 operatorët dhe bizneset italiane, në rastin tim unë jam drejtues i  dy kompanive kështu që jam në pune por,edhe shumë të tjerë në sektorë të tjerë kanë zgjedhur Vlorën pikërisht, sepse është një treg në zhvillim në shumë sektorë sidomos atë turistik përsa i përket hotelerisë, restoranteve etj”- tha italiani Francesco Menga.

Unë kam tre vite këtu, ku kam një bar që tregëtoj prodhimet e mija së bashku me bashkëshorten time, Ndihem shumë mirë këtu, taksat janë shumë të ulta, jetohet shumë mirë, hahet shumë mirë dhe njerzit janë të mirë. Një problem i vetëm këru është mungesa e fuqisë puntore, nuk gjen puntorë, nuk vijnë të punojnë, kam shuar dhe në zyra që kërkohën puntor, por nuk gjejmë ose nuk vijnë të punojnë”- u shpreh Orazio Fraglica, një tjetër qytetar italian.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA