Shpërthen festa/ Rishkruajtën historinë, kuqezinjtë ‘e djegin’ në dhomat e zhveshjes! Këndojnë e kërcejnë me këngë patriotike

17/11/2023 21:27

Jemi në Europian.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, ka shpërthyer festa mes lojtarëve kuqezinjë të cilët pas festimit të triumfit me shampanjë në fushën e blertë iu janë drejtuar dhomave të zhveshjes duke brohoritur.

Nga pamjet e siguruara nga Top Channel, shihet atmosfera e zjarrtë mes kuqezinjve të cilët këndojnë e kërcejnë me këngë patriotike.

Barazimi me Moldavinë i hapi rrugë udhëtimit të kuqezinjëve në Euro 2024, duke bërë realitet ëndrrën e përfaqësimit nga Kombëtarja shqiptare. I duhej një pikë, dhe në Kishinau ndaj Moldavisë, Shqipëria merr pikën që i nevojitej falë barazimit me rezultatin 1-1 dhe siguron matematikisht për të dytën herë në historinë e saj pjesëmarrjen në finalet e një kampionati europian. Kuqezinjtë rezervojnë kështu vendin e tyre në mesin e kombëtareve pjesëmarrëse në Gjermani verën e vitit 2024.

Pas “Francë 2016” tanimë tanët janë një nga 24 ekipet që do luajnë në Gjermani verën që vjen. Interesant është fakti se janë katër lojtarë të Kombëtares që kualifikohen për herë të dytë në Europian. Etrit Berisha, Elsi Hysaj, Berat Gjimshiti dhe Sokol Cikalleshi, të cilët për herë të dytë shijojnë suksesin me Kombëtaren.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA