“Më mirë nuk po e them atë që mendoj, po lojtarët e rinj duhet të mësojnë dhe të rriten. Uruguaji ka një grup të mirë lojtarësh, por ata duhet të mësojnë nga ‘veteranët’ se çfarë është respekti.
Këto lloj ndeshjesh janë gjithmonë intensive, por respekti mes palëve nuk mungon asnjëherë. Kështu që tek Uruguaji duhet ta mësojnë një gjë të tillë”, u shpreh 8 herë fituesi i Topit të Artë.
Në një moment përplasjeje mes futbollistëve, Messi u shfaq tepër agresiv duke kapur nga fyti Mathias Oliveran, mbrojtësin e Napolit në Serie A./ SuperSport