Me një humor të sofistikuar komedia romantike kapërceu çdo pritshmëri edhe në Itali, pas një sërë premierash të tjera ndërkombëtare të suksesshme. Në faqen zyrtare të UCI Cinema, https://www.ucicinemas.it/, ju mund të gjeni biletat dhe oraret për ditët në vazhdim, pasi pritet që filmi të qëndrojë për një kohë të gjatë në rrjetet e kinemasë.
Ndërsa vetëm një ditë më vonë, nesër më 17 nëntor, Suedia do të hap sallat e kinemasë për të gjithë shqiptarët që me padurim presin të shfaqet filmi më i përfolur me personazhet më të dashur të momentit. Gjithashtu në Belgjikë e Luksemburg për shkak të kërkesave të shumta do të ketë shfaqje të filmit edhe këtë javë ku orarin e listuar sipas sallave përkatëse mund ta gjeni fare lehtë në faqen zyrtare të Top Channel films.
Mos e humbisni shansin për të ndjekur filmin shqiptar më të shikuar të vitit.