Shqipëria fluturon drejt Europianit me gola spektakolarë nga një ndeshje në tjetrën, por një meritë të padiskutueshme në rrugëtimin e kuqezinjve ka padyshim edhe reparti i mbrojtjes.
Prapavija kuqezi ka treguar një soliditet për t’u admiruar, duke nxjerrë vetëm tre herë topin nga rrjeta, në të 6 ndeshjet e luajtura deri tani, teksa këto shifra e mbajnë në podiumin e mbrojtjeve më të mira të eliminatoreve.
Në vendin e parë renditet Franca, që ka pësuar vetëm një gol në 6 ndeshje eliminatore, teksa pas tyre renditet prapavija e Portugalisë, me dy gola të pësuar në 9 ndeshje.
Vendi i tretë për mbrojtjen kuqezi të Sylvinhos, me 3 gola të pësuar në 6 ndeshje, po aq sa prapavija e Anglisë, teksa e pesta renditet Spanja me 4 gola të pësuar në 7 ndeshje./ Supersport
Top Channel