“Mora fjalë…”/ “Këmba e artë” e Cikalleshit, ngre peshë zemrat e çdo shqiptari! Tifozët ia marrin këngës nga tribuna

17/11/2023 18:52

Tifozëria kuqezi sot është më e zjarrtë se kurrë, për të suportuar deri në fund Kombëtaren e zemrës.

Ndërsa Shqipëria shënoi golin e parë në përballjen me Moldavinë, duke u afruar kështu një hap më pranë ‘rrëmbimit’ të trepikshit dhe kualifikimit në Euro 2024, tifozët tejet entuziastë vijojnë të përcjellin gjatë gjithë rrugës me ovacione çunat e kombëtares, duke u rigjeneruar kështu energjitë që ata shpenzojnë në fushën e blertë.

“Këmba e artë” në atë ekzekutim fantastik të Cikalleshit ka çuar peshë zemrat e çdo shqiptari, duke na e bërë edhe njëherë të qartë se Euro 24 nuk është thjesht një ëndërr.

Shqipëria luan në transfertën e Kishinievit ndaj vendasve të Moldavisë në kuadër të kualifikuese për Euro 2024. Kuqezinjtë e trajnerit Sylvinho janë shumë pranë sigurimit të biletës për në europianin e Gjermanisë, teksa kryesojnë Grupin E dhe iu mjafton një pikë për të siguruar matematikisht kualifikimin.

Për më tepër, këtë ‘finale’ të parakohshme të kuqezinjëve mund ta ndiqni në Supersport.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA