Jo rastësisht zorra është quajtur truri i dytë. 

Përveç lidhjes në të vërtetë përmes boshtit zorrë-tru, ankthi ose stresi mund të reflektohen edhe në sistemin tretës. Mikrobioma gjithashtu luan një rol dhe studime të ndryshme kanë treguar se si shëndeti i tij mund të ndikojë edhe në sistemin imunitar.

Prandaj është e qartë se shëndeti i tretjes gjithashtu luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë të përgjithshëm. Prandaj, për procesin e duhur të tretjes, ju nevojiten lëndët ushqyese dhe vitaminat e nevojshme nga burime natyrore, si frutat dhe perimet. Doktoresha Ira Breite, gastroenterologe, asistente në Qendrën Mjekësore të NYU Langone, tregon viraminat më të rëndësishmet.

Vitamina B, për energji

Peshku, shpendët, mishi dhe produktet e qumështit përmbajnë vitaminave B, si dhe perime dhe fasule, duke kontribuar në formimin e rruazave të kuqe të gjakut dhe duke luajtur një rol të veçantë në proceset metabolike. Në veçanti për sistemin tretës, konsiderohen të nevojshme:

B1: E njohur si tiaminë, B1 ndihmon trupin të konvertojë karbohidratet në energji për qelizat duke ndihmuar në rregullimin e oreksit.

B3: Niacina konsiderohet e rëndësishme për shumë funksione të sistemit të tretjes, siç është shpërbërja e karbohidrateve, yndyrave dhe alkoolit.

B6: E njohur edhe si piridoksina, B6 ndihmon sistemin tretës të përpunojë proteinën që konsumoni.

Biotina ndihmon trupin të shndërrojë ushqimin në energji .

B12: Luan një rol në sistemin nervor dhe prodhimin e qelizave të gjakut. Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë anemi, sindroma neuropsikiatrike dhe probleme me ecjen, ndërsa veganët duhet të kenë kujdes, pasi merret nga produktet shtazore.

Vitamina C , për thithjen e hekurit

Edhe pse është vitamina më e njohur që lidhet me rritjen e sistemit imunitar, në fakt konsiderohet e nevojshme edhe për tretjen, sepse ndihmon trupin të absorbojë hekurin nga ushqimet, veçanërisht nëse ato janë burime proteinash me bazë bimore si bishtajoret.

Është më mirë të merrni vitaminën nga burime natyrore si agrumet, manaferrat, domatet, specat, brokoli dhe drithërat e fortifikuara.

Vitamina D, për përthithjen e kalciumit

“Vitamina e diellit” luan një rol kyç në funksionin e nervave, muskujve dhe sistemit tuaj imunitar, por konsiderohet gjithashtu e rëndësishme për përthithjen e kalciumit dhe sistemin tretës.

Ka tre mënyra për të marrë vitaminën D:

– Ekspozimi ndaj diellit

– Ushqime të pasura me vitaminë D, si të verdhat e vezëve, peshku, mëlçia, qumështi i fortifikuar dhe drithërat

– Suplemente, por me këshillën e një eksperti.

Vitamina A, për parandalim 

Megjithëse vitamina A nuk është e përfshirë drejtpërdrejt në tretje, disa sëmundje gastrointestinale mund të çojnë në mungesën e saj. Për shembull, mungesa e vitaminës A është më e zakonshme tek njerëzit me sëmundjen e Crohn, sipas një studimi në World Journal of Gastroenterology.

Ushqimet e pasura me vitaminë A janë frutat dhe perimet shumëngjyrëshe, të tilla si patatet e ëmbla, karotat, lakra dhe perime të tjera me ngjyrë të errët, si dhe mëlçia dhe qumështi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA