Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë urdhëroi sot Azerbaixhanin të lejojë kthimin e patrazuar të banorëve në rajonin e izoluar Nagorno-Karabak, që ka zbrazuar pas fitores së luftës me ofensivën e shtatorit, pas së cilës rreth 100,000 armenë etnikë u larguan nga shtëpitë e tyre.
Në vendimin e sotëm gjykata urdhëronte Azerbaixhanin të lejonte kthimin e sigurt në rajonin e kontestuar të kujtdo që dëshironte ta bënte, diçka që tashme duket absurde pas eksodit.
Me ofensivën e fundit dy-ditore Azerbaixhani mori kontrollin e plotë të rajonit për të cilin kishte luftuar dhe më parë me vendasit dhe Armeninë.
Thuajse e gjithë popullsia prej 120,000 banorësh e enklavës armene brenda Azerbaixhanit, u largua brenda disa ditëve përmes korridorit rrugor të Lachin.
Gjykata shtonte në vendim se Azerbaixhani duhet të lejonte në vend çdo vendas që dëshiron të kthehet për të banuar aty “pa frikë force apo intimidimi”.
Armenia kishte dërguar një peticion në gjykatë për “masa të përkohshme” për të detyruar Azerbaixhanin të ndalonte “masat e dëbimit të mëtejshëm të popullatës së mbetur armene në Nagorno-Karabak”.
Vendimet e gjykatës për çështjet mes shteteve janë detyruese, por ajo vetë nuk ka forcën për t’i bërë të zbatohen.
Javën e shkuar presidenti azer Ilham Aliyev ishte në një paradë ushtarake në qendrën e rajonit Kankendi, të cilin armenët e quajnë Stepanakert, ku ishin ngritur vetëm flamurë të Azerbaixhanit.
Në gjykatën e Hagës Armenia ka akuzuar fqinjin për spastrim etnik në Nagorno-Karabak, një rajon “me shumicë armene prej mijëra vitesh”.
Azerbaixhani refuznonte pretendimet e spastrimit etnik, duke thënë se nuk ka përdorur forcë ndaj popullatës civile .
Pas urdhërit të fundit Azerbaixhani duhet të sjellë një raport për progresin e urdhrit brenda tetë javësh.
Top Channel