“Fanella kuqezi është më e bukura”, Asani i prerë: Në Moldavi kemi ardhur për fitore!

17/11/2023 17:43

Jasir Asani është padyshim njëri prej protagonistëve kuqezi në këtë rrugëtim fantastik të eliminatoreve të Europianit, që mund të kurorëzohet në ‘Zimbru Stadium’ me një biletë për në Gjermani 2024.

Sulmuesi anësor që ka shënuar tre gola, njëri më i bukur se tjetri, rrëfeu emocionet që i jep fanella kuqezi dhe premtoi maksimumin për një tjetër sukses ndaj Moldavisë, për të siguruar zyrtarisht kualifikimin në Europian.

Komplimente për të që keni bërë deri tani she shpresojmë të jetë dita juaj edhe nesër?

Faleminderit shumë. Jemi të fokusuar te ndeshja nesër, pasi do të jetë shumë e vështirë. Kemi ende punë dhe ndeshja nesër do të jetë shumë e rëndësishme për ne. Do të bëjmë maksimumin për të marrë fitoren.

Të gjithë janë marrosur pas të majtën tënde dhe pse jo, të shënosh sërish nesër për të vulosur kualifikimin…

Jemi përgatitur shumë mirë gjithë javën me stafin dhe ekipin, pasi duam të bëjmë më të mirën. Nuk ka rëndësi kush shënon. Rëndësi ka të japim të gjithë maksimumin, të shënojmë , të marrim te pikët dhe të kthehemi të festojmë në Tiranë.

A keni presion për të mbyllur çështjen e kualifikimit që nesër?

Çdo ndeshje ka rëndësinë e vet dhe sidomos nesër do të jetë sfidë shumë e fortë, pasi Moldavia nuk ka asnjë humbje në shtëpi. Unë mendoj se do të marrim tre pikët nesër, pasi nuk kemi ardhur për barazim dhe jemi gati të gjithë të japim maksimumin.

Çfarë mendimi keni për këtë stadium?

Kam luajtur në stadiume si ky. Fusha duket shumë e mirë dhe mund të bëjmë lojën tonë. Nuk do të jetë e lehtë, pasi edhe Moldavia është ekip i mirë, por ne kemi ardhur për tre pikët dhe duam të kualifikohemi që nesër.

Ndoshta këtu mund ta shënosh golin edhe nga më larg…

Ndoshta… Nuk ka rëndësi kush e shënon golin, pasi do të jem i lumtur nëse marrim tre pikët.

A e kishit menduar ndonjëherë që në një kohë kaq të shkurtër do  të ishit gati për të marrë pjesë në një kampionat Europian?

Nuk e kam menduar të them të drejtën, por gjithmonë e kam pritur ftesën, por ndonjëherë vjen kur nuk e pret. Kur u transferova në Hungari, bëra shumë mirë dhe e prisja një ftesë. Erdhi më në fund dhe jam shumë i lumtur, pasi kjo është fanella më e rëndësishme që kam veshur. Më e veçanta. Kam emocione në stërvitje, por edhe në ndeshje. Jam shumë i lumtur, ndaj do të bëjmë maksimumin për të fituar nesër dhe për të marrë fitoren./ Supersport

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA