Ismet Gega është një ndër zotëruesit më të mëdhenj të tokave të mbjella me drithëra, kryesisht grurë dhe misër.

Ai i bashkoi tokës së tij ne fshatin Boçovë shumë parcela të tjera, të cilat i mori me qira. Me profesion agronom që nga viti 1984 , në një kooperativë bujqësore u mbështet te përvoja e tij për të dalë me guxim në treg, duke punuar dhe mbjellë me shume se 150 hektarë tokë. Prej 30 vitesh, ai kultivon grurë misër dhe foragjere për blegtorinë.

 “E kam edhe pasion ,nuk mund të rri pa mbjell, edhe pse prodhimi i sezonit të shkuar, nuk ishte i mbarë edhe për shkak të kushteve atmosferike dhe se gruri në treg nuk kishte një çmim të mirë, unë përsëri, do të shtoj sipërfaqet e mbjella me grurë, falë edhe mbështetjes nga skemat ndihmëse të qeverisë në karburant dhe subvencione”, u shpreh një kultivues drithi.

Ismet Gega dëshiron që këtë sezon të rrisë edhe me shumë sipërfaqet e mbjella me grurë.
Problemi kryesor për kultivuesit e drithërave dhe foragjereve mbetet, gjetja e krahut të punës pasi në zone, është tepër e vështirë për të siguruar punëtorë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA