Vrasja e Alban Kaloshit në Peshkopi/ Arrestohet Viktor Elezi, i dënuar me 16 vite burg
16/11/2023 14:47
43-vjeçari Viktor Elezi ka rënë në prangat e Policisë në Dibër, pasi Gjykata e Apelit në Tiranë i ka caktuar 16 vite burg për vrasjen e Alban Kaloshit në vitin 2017.
Elezi akuzohet për veprën penale “Vrasje me dashje” dhe “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, shpërthyese dhe i municionit”.
Alban Kaloshi nga fshati Blliçe u vra në orët e para të mëngjesit më 22 shtator të vitit 2017.
Pas hetimeve uniformat blu arritën të zbardhnin rastin, duke shpallur në kërkim Viktor Elezin, që u vetë dorëzua në polici, dhe shokun e tij, Veli Titini. Nga dëshmitë e para vrasja u raportua si aksidentale pasi autori Viktor Elezi dhe viktima kishin lidhje shoqërore me njëri-tjetrin.
Top Channel