Ushtria izraelite: Mund të duhen javë për të kontrolluar plotësisht spitalin Al-Shifa

16/11/2023 18:25

Spitali Al-Shifa mbetet objektiva e ushtrisë së Izraelit, por sipas tyre do të duhen javë për ta marrë nën kontroll.

Zëdhënësi i forcave izraelite, nënkoloneli Jonathan Conricus, deklaroi se ofensiva e tyre vijon në qendrën më të madhe spitalore në Gaza.

Ai u shpreh se Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) po punojnë për të “ekspozuar saktësisht shtrirjen” e asaj, pasi pretendojnë se militantët e Hamasit janë nën spitalin në qytetin e Gazës.

“Ky operacion mund të zgjasë për javë të tëra”, deklaroi nënkoloneli.

Nga ana tjetër Hamasi ka mohuar se ka një bazë ushtarake nën objektin e spitalit. IDF ende nuk ka treguar prova për një bazë të Hamasit apo kompleks tunelesh nën spital.

Megjithatë, Conricus deklaroi se nuk ka mbaruar kontrolli i plotë i spitalit.

“Ne nuk e kemi kërkuar ende të gjithë spitalin. Do të jemi në gjendje të vlerësojmë gjendjen e tyneleve nëntokësore dhe shpresojmë të ndajmë disa pamje të saj”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA