“Hakmarrje për mbështetjen ndaj Ukrainës”/ Rusia po rekruton kriminelë për sabotim në të gjithë Evropën
Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi së fundmi çmimin Nobel në Letërsi.
Shkrimtari norvegjez, Jon Fosse fitoi së fundmi çmimin Nobel në Letërsi. Në dhënien e motivacionit, Akademia Suedeze njoftoi: Fosse e fitoi çmimin për dramat dhe prozën e tij novatore, që u japin zë të pathënave!
I përshkruar nga kjo akademi si një nga dramaturgët më të njohur dhe më të interpretuar të kohës sonë, gjithashtu, ai është i vlerësuar për prozën e tij. Së fundmi Fosse, ka anuluar konferencën e tij për shtyp për ceremoninë e ndarjes së çmimeve më 10 dhjetor. Fosse shkroi në një email për gazetën norvegjeze VG se ai kishte refuzuar të gjitha propozimet nga programi, pjesëmarrja e të cilit nuk është e detyrueshme për fituesit e çmimit Nobel për Letërsinë.
Akademia Suedeze kishte njoftuar se ai nuk duhej të mbante konferencë për shtyp sepse kishte dhënë shumë intervista. Fondacioni Nobel njoftoi se të gjitha intervistat e mëtejshme me Fosse gjithashtu ishin anuluar. Ai tha se tashmë mezi pret më shumë momentin e ndarjes së çmimeve.
“Takimet e zgjeruara me njerëzit nuk më japin kënaqësi, përkundrazi”, është shprehur shkrimtari.
Zëdhënësja Rebecka Oxelström tha se pika e vetme e rendit të ditës që Fosse duhej të plotësonte si fitues i Çmimit Nobel për Letërsinë ishte leksioni, të cilin ai do ta mbajë më 7 dhjetor. Shkrimtar, poet dhe dramaturg, Jon Fosse u lind në Haugesund në vitin 1959. Veprat e tij më të arrira janë “Natta syng sine songar” (“Dhe nata këndon”), “Eg er vinden” (“Unë jam era”) deri te më e fundit “Morgon og kveld” (“Mëngjes dhe mbrëmje”). Ai është Kalorës i Urdhrit Kombëtar të Meritës të Republikës Franceze që nga viti 2007.
Top Channel