Shtyhet seanca gjyqësore për ish-ministrin e Mbrojtjes, Fatmir Mediu, për shkak të mungesës së dy avokatëve të tij.

Senaca e radhës do të mbahet më 30 nëntor në orën 10:00. Gjykata ricaktoi avokat kryesisht Artan Simonin.

Mediu është nën hetim për çështjen e “Gërdecit”. Pak ditë më parë ish-ministri tha se drejtësia nuk mund të jetë kurrë e drejtë, nëse bën një padrejtësi të re, ndërsa ka hedhur akuza ndaj procesit gjyqësor, që e cilëson të paligjshëm. Sipas tij asnjë nga dëshmitarët në proces, nuk ka folur kundër tij.

Mediu akuzohet për shpërdorim detyre të kryer në bashkëpunim me zinxhirin komandues ushtarak. Ish-ministri u rikthye në Gjykatë nga denoncimi i një familjeje nga Gërdeci, fshati i tragjedisë së 15 marsit ku nga shpërthimi humbën jetë 26 persona e u plagosën 300 të tjerë.

Prokuroria e Posaçme ka kërkuar të marrë në pyetje dëshmitarë, pjesa më e madhe e të cilëve familjarë të viktimave që humbën jetën nga shpërthimi tragjik, gjithashtu edhe djalin e ish-kryeministrit Shkëlzen Berisha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA