Gjyqi kundër Dritan Rexhepit! “Mbreti” i kokainës duhet të njoftohet, pasi është i arrestuar në Turqi

16/11/2023 10:46
Dritan Rexhepi

Më në fund drejtësia e ka një adresë ku ta njoftojë Dritan Rexhepin dhe kjo vendndodhje është burgu i sigurisë së lartë në Turqi.

Gjykata e Posaçme urdhëroi që përmes një letër rekomandeje, 43 vjeçari të vihet në dijeni për nisjen e procesit ku ai akuzohet për rrëmbimin e Jan Prengës.

Kur SPAK prej muajsh pret të lexojë listën e provave ndaj Rexhepit dhe gjashtë të tjerëve që janë të pandehur për rrëmbim, asgjësim kufome dhe grup kriminal, arrestimi i tij dhe një kërkesë për ekstradim ngjan se e nxori gjykimin nga rutina e pritjes. Por procesi për rrëmbimin e tre viteve më parë të Prengës, i cili ishte “peng me kusht” për rikthimin e një ngarkese me kokainë të vjedhur nga i vëllai, ra në pranga në Shqipëri vetëm Aldo Majnishtën. Pesë të tjerë janë të kërkuar.

Gentian Funiqi i arrestuar në Spanjë, konsiderohet nga SPAK, ashtu si Rexhepi, si truri i rrëmbimit. Por ai nuk është ekstraduar ende.

Për bashkëpunëtorin, Rexhepi që akuzohet se nga Ekuadori angazhoi bashkëpunëtorët për të sistemuar vjedhjen e 260 kilogramëve kokainë, autoritetet tentuan ta njoftonin dhe në burgun ku mbahej në atë kohë. Me një proces që u pezullua një vit duke rinisur në qershor, gjykata  bëri përpjekje të shteronte njoftimin publik edhe përmes dy adresave që ai kishte në Vlorë.

Altin Hajri gjithashtu me rol aktiv në rrëmbim vijon të jetë në kërkim. Sa i përket kompleksit të sekuestruar, më pas kjo masë u hoq.

Të akuzuarit e tjerë janë Martin Bleta, Korado Gështeja, Artan Docaj, Geraldo Martini dhe Aldo Majnishta.

Në një gjykim tjetër, për rrëmbimin e Jan Prengës janë shpallur vetëm dy persona, kopshtari me burg të përjetshëm dhe një i dytë për mos kallëzim krimi. Për të tjerët, vijohet të njoftohen për nisjen e gjykimit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA