Reshjet e shiut i lënë vendin diellit, parashikimi i motit për sot
16/11/2023 08:10
Qarkullimi i masave ajrore nga veriperëndimi i Europës do të kushtëzojë në vendin tonë; alternime kthjellimesh dhe vranësirash në të gjithë territorin ku më të dendura vranësirat do të paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.
Sipas MeteoAlb, Parashikohet që orët e pasdites të sjellin shtim të vranësirave në gjithë territorin e vendit, por mundësia për reshje është thuajse zero.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie me 2 gradë si në orët e mëngjesit edhe në të mesditës duke luhatur vlerat ditore nga 4°C deri në 23°C.
Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verilindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.
Top Channel