Punonjëset thonë se janë goditur në duar e në krahë gjatë protestave për rrogat e ulëta, që po bëhen gjithnjë e më të dhunshme në kryeqytetin Daka.
Masuma Akhtar thotë se nisi punë në fabrikën e rrobave në Daka duke pritur orare normale pune, por ajo që gjeti ishte krejt ndryshe. “Sapo dola nga dyert e fabrikës një grup burrash më rrahën me shkopinj, rashë përtokë dhe ata nuk ndalonin”, thotë rrobaqepësja 22 vjecare, e cila kalon ditë të gjata duke qepur veshje për firma të njohura perëndimore si Tommy Hilfiger, Calvin Klein Marks & Spencer, C&A e PVH Corp.
Bangladeshi është një nga prodhuesit më të mëdhenj të veshjeve në botë me miliona tonë të shpërndara për kompanitë e mëdha çdo vit.
Kompanitë e veshjeve tërhiqen nga vendi i vogël i Azisë jugore ku porositë kërkojnë pak para dhe krahu i punës është gjithashtu i lirë.
Megjithse shumica e grupeve perendimore që prodhojnë nga Bangladeshi pretendojnë japin rroga brenda minimumit jetik, ky i fundit është nga më të vegjëlit në botë me rreth 8,000 taka ose $70 dollarë në muaj, deri në vitin 2018.
Negocjatat për rrogën minimale në Bangladesh kanë shkaktuar demonstrata të gjera në rrugët e kryeqytetit.
Por lëvizja është përshkallëzuar më shumë që kur qeveria njoftoi rritjen e saj prej 1 dhjetorit në 12,500 taka ($100), që është shumë më pak se 23,000 taka në muaj për të cilat punëtorët thonë se nevojiten për të ushqyer familjet.
Zyrtarët e fabrikave dhe policia u janë përgjigjur me dhunë protestave.
Akhtar dhe punonjëse të tjera të fabrikës Dekko Knitwears thonin se ata që i rrihnin, i godisnin në duar e në krahë.
Por megjithë dhunën punonjëset që folën me rrjetin britanik Guardian ishin të vendosura të luftonin për të drejtat e tyre.
“Ata duan të na bëjnë të heshtim por ne nuk tërhiqemi,” thotë Naima Islam, operatore makinerie në firmën Columbia Garments. “Ata nuk e kuptojnë se nuk kemi asgjë për të humbur. Nëse pranojmë propozimet e tyre qesharake ne përsëri vdesim urie”.
Top Channel