Këtë të enjte disa banorë protestojnë kundrejt firmës Gener2, e cila po kryen punime në ndërtimin e rrugës Thumanë – Kashar.

Sipas banorëve firma ka kryer punime në disa pjesë të kësaj rruge, pa kompensuar banoret që preken. Për kryerjen e punimeve në vepra publike, banoret nuk kundërshtojnë, por firma nuk ka kompensuar një pjesë të banorëve dhe bizneseve në këtë aks.

Një tjetër fakt që kontestojnë banoret është dhe bllokimi i disa rrugëve rurale, duke bllokuar dhe kanalet kulluese, që do të ndikojnë në përmbytjen e fushave në tërë këtë zonë.

“Qëllimi i kësaj proteste është që po na penalizojnë dhe po na bllokojnë punën. Punën që e kam ndërtuar me djersë ka 20 vite. Nuk po i kërkoj asnjë lek se më kanë dëmtuar bimë, tokë e të gjitha, s’më ka dhënë asnjë lek. Më kanë marrë lekët pa pyetur. Ju kërkoj nënkalimin normal, të kalojë zjarrfikësja për një emergjencë. A ka llogarit se jetojmë ne apo nuk jetojmë. Edhe rruga Fushë Krujë – Thumanë ka dalë jashtë linjës, nuk lidhet më me autostradën. As edhe një nënkalim nuk kanë lënë”, u shpreh një banor.

“Këtu po bëhet në vepër krimi, jo një vepër arti. Për përmbytjet do ta shikojmë vitin që vjen se sa përmbytje do ketë. Nesër pasnesër do ndërtohet një biznes, një fabrikë ku do kalojë? Pse ta vështirësojë. Një vepër që është bërë fshehurazi popullit pa asnjë pëlqim. Mbrëmë kam bërë kallëzim në polici të sjellin dokumentin, projektin. A kanë projekt, VKM? Unë kur dua të ndërtoj një shtëpi më vjen policia më arreston, këtyre nuk u kërkon asnjë projekt asgjë”, shtoi ai.

“Krejt në burg duhet të hynë. Shihni urën si është për faqe të zezë. Ku do kalojmë ne? Këta inxhiniera duhet të futen të gjithë në burg”, tha një tjetër banor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA