Banorët e bashkisë Pustec kanë protestuar për shkak se një pjesë e tyre nuk kanë mundur të sigurojnë drutë e zjarrit, si pasojë e një ngërçi të krijuar për shkak se i gjithë territori është zonë mbrojtur.
Rreth 250 familje kanë mbetur pa dru për ngrohje pasi Agjencia e Zonave të mbrojtura ka kërkuar që për personat të cilët nuk mund të presin vetë dru në parcelat e caktuara për pastrim të bëjë bashkia prerjet dhe magazinimin dhe më pas të bëjë shpërndarjen.
Banorët tregojnë se ata janë kryesisht të moshuar apo kanë probleme shëndetësore dhe nuk mund të shkojnë vetë për të siguruar sasinë e nevojshme të druve.
Nga ana tjetër kryebashkiaku i Pustecit sqaron se bëhet fjalë për 250 familje që aktualisht janë pa dru zjarri por që bashkia e ka të pamundur të veproj sipas procedurës që u është kërkuar nga zonat e mbrojtura.
Bashkia e Pustecit ka nevojë për rreth 8000 m3 për të siguruar ngrohjen për të gjithë banorët ndërsa me fillimin e dimrit një pjesë e tyre ende e kanë të paplotësuar këtë nevojë.
Top Channel