Peshku ‘grykëfryrë’ zbulohet si autori ‘romantik’ i rrathëve misteriozë të rërës në oqean (foto-video)

16/11/2023 17:58

Disa rrathë të mëdhenj në rënën e fundit të deteve me motive të përkryera dekorative, kishin habitur prej kohësh zhytësit që hidhnin hipoteza nga më të ndryshmet për origjinën e tyre.

Disa i quanin “rrathë të kultivuara nënujore”, disa të tjerë e mohonin pa e pasur idenë çfarë mund të ishin.

Misteri vazhdoi deri në vitin 1995 kur zbuluan në fundin e detit të Japonisë krijime të çuditshme artistike rrethore, bashkë me autorin e tyre që ishte një specie e veçantë peshku ‘grykëfryrës’, i cili punonte me ditë të tëra në rënë për të ndërtuar zbukurimin e komplikuar romantik, dhe më pas duke e ripunuar e korrigjuar nga gabimet për të arritur gjeometrinë perfekte.

Peshku mashkull e bën këtë me shpresën se një femër do ta pëlqejnë dhe do të pranojë të çiftohet me të. Mashkulli pa u lodhur krijon format në rërë duke rrahur trupin e bishtin e tij, çka zhvendos rërën dhe krijon motivet e mahnitshme.

Kur ai përfundon rrathët dekorative, femrat kalojnë dhe i inspektojnë. Nëse pëlqejnë punimin e joshjes ato ulen dhe ndalojnë në mesin e rrethit, duke sinjalizuar që janë gati për çiftim.

Edhe vezët e tyre lëshohen po aty dhe më pas ruhen nga mashkulli deri në çeljen e të vegjëlve.

Biologu detar japonez Hiroshi Kawase, thotë se askush nuk e di përse femrat kërkojnë rrathët dhe krijuesit e tyre për të vendosur nëse janë të pranueshëm.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA