Një 4-vjeçare është paraqitur në spital për ndihmë mjekësore, pasi dyshohet se është rrëzuar në çerdhen që frekuentonte.
E mitura është dëmtuar në dorë dhe kanë qenë familjarët ata të cilët e kanë shoqëruar për mjekim.
Ngjarja ka ndodhur këtë të enjte në Krujë, ndërsa materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në kryeqytet për veprime të mëtejshme.
Gjithashtu një ngjarje tjetër është shënuar në Tiranë, ku një 2-vjeçare është djegur me bishtin e cigares. Ditën e djeshme e mitura është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin “Nënë Tereza”, e shoqëruar nga nëna e saj.
Sipas njoftimit të policisë, ngjarja dyshohet ka ndodhur aksidentalisht, gjatë kohës që vëllai i saj 9-vjeçar ka qenë duke luajtur. Hetimet po vijojnë edhe për këtë ngjarje, për të arritur konkluzionet përfundimtare.
Top Channel