Përfaqësuesit e saj nga agjencia e modeleve LMA Producoes konfirmonin vdekjen në rrjetet sociale.
Ata shkruanin: “Me trishtim të thellë konfirmojmë ndarjen nga jeta të aktores e shoqes tonë Isis Freitas. Stafi ynë i LMA ofron ngushëllime të thella për miqtë e familjarët e saj. Jemi të bashkuar në këtë humbje të madhe”.
Freitas kishte nisur karrierën e saj si modele para se të punonte si aktore duke luajtur në një numër teatrosh. Ajo është shfaqur gjithashtu në shumë reklama kozmetike.
Shkaku i vdekjes së papritur të së resë nuk është bërë publik.
Aktorja e re ishte diagnostikuar më parë me tuberkuloz por vdekja e papritur nuk ka ende një shkak zyrtar.
Emra të shumtë të spektaklit në Brazil i bënin homazhe aktores, mes të cilëve aktorja Larissa Manoela, prezantuesi i njohur Lucas Neto dhe aktori i telenovelave Matheus Dias.
Manoela shkruante: “Ende i shokuar nga largimi i yt, vajzë e dashur, e talentuar dhe miqësore. Prehu në paqe. Ngushëllime familjes”.
Dias shkruante: “Prehu në paqe mikesha ime, do të të dua përgjithmonë. Buzëqeshja jote ishte bukur ta shihje e ta dëgjoje”.
Top Channel