Makina përplas barrikadat e ambasadës së Izraelit në Tokio, ndalohet shoferi (foto-video)

16/11/2023 16:31

Një burrë përplasi sot makinën e tij me barrikadën para hyrjes së ambasadës së Izraelit në Tokio, duke plagosur oficerin që bënte roje.

Mediat vendase thanë se shoferi 53 vjeçar i mjetit u arrestua në vendngjarje.

Në një deklaratë të ambasadës thuhej se çështja po hetohet nga autoritetet dhe nuk komentonte më shumë.

Incidenti ndodhi në zonën pranë ambasadës ku janë zhvilluar disa protesta pro-Palestinës, kundër bombardimeve të Izraelit në Rripin e Gazës që prej nisjes së konfliktit brutal javët e fundit.

Policia kishte shtuar sigurinë në zonë duke ngritur dhe barrikada të përkohshme, që prej nisjes së konfliktit Izrael-Hamas më 7 tetor.

Mediat thonin se 53-vjeçari i arrestuar Shinobu Sekiguchi, është i përfshirë në grupe të djathta politike.

Ai kishte pranuar më pas se i vinte keq për policin e plagosur.

FOTO GALERI
3/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA