Izraeli lëshoi raketa dhe sulme artilerie në periferi të fshatrave kufitare libaneze Naqoura, Blida, Alma Al-Shaab dhe Labouneh, gjatë gjithë mëngjesit të së enjtes, raportoi Agjencia Kombëtare Libaneze e lajmeve.
Autoritetet libaneze thonë se zona e Labouneh është “pothuajse djerrë” për shkak të përdorimit të “bombave ndezëse” nga Izraeli. Sirenat u aktivizuan në qytetin verior të Izraelit, Shtula, pasi Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se zbuluan “një numër raketash” të lëshuara nga Libani të enjten. IDF tha se raketat ranë në një zonë të hapur.
Sipas IDF-së, sulmet goditën zonat përtej kufirit në Liban me zjarr artilerie. Një raketë ra në zonën e Dovev në Izrael, por pa viktima.
IDF tha gjithashtu në një postim në mediat sociale se kishte sulmuar “objektivat terroriste” që i përkisnin Hezbollahut, duke përfshirë “disa pozicione ushtarake”.
Pas sulmeve izraelite, Hezbollahu ndërmori disa sulme drejt Galilesë së Epërme në Izraelin verior. Grupi militant i mbështetur nga Irani tha se sulmoi Misgav Am, Bayad, i cili ndodhet përtej kufirit nga qyteti libanez Blida, kazermat Yiftah dhe Metula.
IDF tha se zona e Misgav dhe postet e IDF në Metula u sulmuan, por vuri në dukje se nuk kishte viktima. “Forcat e IDF-së sulmuan burimet e zjarrit me zjarr artilerie”, thuhet në mediat sociale.
IDF tha gjithashtu se sulmoi një “celulë terroriste” që u përpoq të lëshonte raketa antitank nga Libani të enjten.
Top Channel