![](https://top-channel.tv/wp-content/uploads/2025/02/kooo_sd-800x450.jpg)
Një shqiptar është arrestuar në hyrje të Malit të Zi pasi është kapur me 18 kg lëndë narkotike të dyshuar kokainë.
Mediat vendase shkruajnë se mjeti me targa franceze, i drejtuar nga një shqiptar, është ndaluar për kontroll të detajuar pas procedurës doganore të kontrollit të automjeteve dhe pasagjerëve.
Droga është gjetur në një mbajtëse të posaçme nën sediljet e shoferit dhe të pasagjerit, gjatë kontrollit të detajuar në makinën tip “BMW”.
Shqiptari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije është arrestuar, ndërsa lënda narkotike i është dorëzuar efektivëve të Departamentit për Luftën kundër Përdorimit të Drogës pranë Drejtorisë së Policisë.
Paketimet ishin të së njëjtës madhësi, peshë dhe formë, të ngjitura së bashku.
Top Channel