Washington, protesta gjigande pro-Izraelit: Masakra më e madhe që nga Holokausti!

15/11/2023 15:25

Masat e ashpra të sigurisë nuk i penguan mijëra mbështetës të Izraelit të mbushnin rrugët e Washingtoni për të shprehur solidaritetin e tyre me luftën e shtetit hebre kundër Hamasit.

“Marshi për Izraelin” demonstroi mbështetjen e fuqishme dhe dypartiake të një prej aleatëve më të afërt të Amerikës ndërsa kritikat janë intensifikuar lidhur me ofensivën e Izraelit në Rripin e Gazës, që pasoi sulmin e përgjakshëm të Hamasit më 7 tetor.

Në skenën përballë mijëra mbështetësve me flamuj izraelitë dhe amerikanë, udhëheqësi i shumicës në Senat, Chuck Schumer, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, udhëheqësi i pakicës demokrate të Dhomës së Përfaqësuesve, Hakeem Jefferies, dhe senatorja republikane nga Ajova, Joni Ernst shtrënguan duart duke shprehur solidaritetin e tyre për Izraelin.

Megjithatë, demokratët janë të ndarë mbi rrugën që po ndjekë Izraeli dhe mënyrën se si po trajtohen palestinezët. Presidenti Joe Biden tani po i kërkon Izraelit të frenojë disa nga taktikat e tij për të lehtësuar vuajtjet e civilëve në Rripin e Gazës, duke bërë një hap mbrapa nga solidariteti i plotë që ai shprehu për Izraelin në javët e para të luftës. Në protest, u denoncua dhe rritja e rasteve të antisemitizmit, të cilën disa nga folësit e cilësuan si një “një turp për të gjithë njerëzit dhe kombet e qytetëruara”, duke iu referuar fjalëve të presidentit izraelit Isaac Herzog, i cili iu drejtua turmës me një video-lidhje nga Muri Perëndimor në Jeruzalem. Pas “masakrës më të madhe që nga Holokausti”, tha ai, “le të ngrejmë zërin së bashku, duke thënë kurrë më”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA