Katër persona janë arrestuar në Sarandë, pasi tentuan të vidhnin një mjet lundrues të tipit velierë, e cila ishte sekuestruar nga policia.
Këta shtetas dyshohen se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur mjetin lundrues tip veliere të sekuestruar nga Policia, që ndodhej i bllokuar në portin e Limionit që prej qershorit, me pretendimin se kjo veliere ishte pronë e tyre.
Ata tentuan të tërhiqnin vlieren me një anije peshkimi, por u vunë re nga policia dhe u kapën. Shtetasit e arrestuar janë A. N., 53 vjeç, drejtuesi i anijes së peshkimit, A. E., 55 vjeç, S. G., 40 vjeç, M. E., 43 vjeç dhe I. A., 34 vjeç, të katërt shtetas egjiptianë, punëtorë peshkimi.
Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për punonjësin e policisë inspektor A. M., me detyrë trup shërbimi në Komisariatin e Policisë Kufitare Sarandë, pas nuk ka marrë masa për ruajtjen e mjetit veliere të sekuestruar dhe nuk ka konstatuar mungesën e mjetit lundrues, pas lënies së shërbimit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Top Channel