Drejtuesit e Unionit të Berlinit nuk kanë duruar më, duke shkarkuar Urs Fischer nga posti i trajnerit. Zvicerani qëndronte në pankinën e skuadrës gjermane prej korrikut të vitit 2018.
Zvicerani shkroi historinë me kryeqytetasit, duke i rikthyer në Bundesliga dhe duke i kualifikuar për herë të parë në Conference League, Europa League dhe Champions League.
Gjithsesi, sezoni aktual ka nisur keq po vazhdon ashtu. Me Unionin që në 14 ndeshjet e fundit ka regjistruar vetëm një barazim ndaj Napolit në Maradona. Dhe 13 humbje!
Skuadra ndan vendin e fundit në kampionatin gjerman bashkë me Koln, me vetëm 6 pikë të grumbulluara në 11 javë.
Presidenti i klubit dhe vetë Fischer, kanë vendosur gjatë ditës së sotme për ndërprerjen e bashkëpunimit. Për të mirën e Unionit, që shpreson të rikthehet te rezultatet pozitive me trajnerin e ri.
Gjatë aventurës së tij në kryeqytetin gjerman, 57-vjeçari nga Zurich regjistroi 224 ndeshje në të gjithë kompeticionet me Unionin./Supersport
Top Channel