Dy punonjës të urgjencës janë vrarë në Ukrainën jugore teksa po përpiqeshin të shuanin zjarrin nga një sulm pak çaste më parë, thanë zyrtarët ukrainas.
“Të paktën shtatë persona të tjerë u plagosën në sulmet në rajonin Zaporizhzhia, në të cilat forcat ruse thuhet se kishin lëshuar tre raketa në rreth gjysmë ore”, tha Yuriy Malashko, guvernatori i rajonit.
Pas goditjes së parë, punonjësit e shpëtimit nxituan në vendngjarje, por u kapën në befasi nga një tjetër sulm i mëvonshëm që pasoi, tha ministri i brendshëm i Ukrainës Ihor Klymenko në aplikacionin e mesazheve Telegram.
“Punonjësit e Shërbimit Shtetëror të Emergjencave ishin tashmë në vendngjarje brenda pak minutash. Më pas pushtuesit rusë goditën përsëri,” tha ai.
Ai tha se dy burrat e vrarë ishin të moshës 31 dhe 34 vjeç. Tre punonjës të tjerë të urgjencës dhe katër civilë u plagosën, shtoi zoti Klymenko.
Top Channel