Peshkopi, përfundojnë rrugët e reja që lidhin fshatrat e zonës me potenciale të larta për zhvillimin e turizmit

15/11/2023 16:02

Peshkopia dhe fshatrat përreth, me potenciale të pafundme turistike, janë pjesë e investimeve të rëndësishme në infrastrukturë, që përveçse lehtësojnë komunikimin, nxjerrin në pah mundësi të reja për të zhvilluar lloje të ndryshme të turizmit.

Fshati Rabdisht është ndër 100 fshatrat e programit të posaçëm të turizmit rural, i cili së bashku me 3 fshatra të tjera, përbëjnë një zonë me klimë e natyrë të mrekullueshme, që tashmë lidhet me Peshkopinë me 2 rrugë të reja, të sapopërfunduara, vepër e transformimit urban të zonës që njihet për turizmin e llixhave, i cili do ta fuqizohet me një plan investimesh publike dhe private.

Kryeministri Edi Rama vijoi sot inspektimin në rrugët reja.

“Jemi në kryqëzimin e dy rrugëve të përfunduara. Kjo është pjesë e zonës midis dy fshatrave, që lidh qytetin e Peshkopisë me fshatin e Rabdishtës si dhe fshatin Bellovë. Kjo luginë ka një veçanti që quhet lugina e shëndetit, sepse praktikisht këtu janë llixhat e Peshkopisë që dallohen për vlerat e tyre kurative, por e gjitha kjo luginë ka një klimë të jashtëzakonshme dhe fshati Rabdishtë është një hyrjet që nisen gjithë turistët që kalojnë në pjesën e Korabit. Fshati Rabdishtë është një fshat që mund të ketë një fazë të dytë ndërhyrjeje në kuadër të 100 fshatrave” – shpjegoi Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit Dritan Agolli.

Nga ana e tij, Kryeministri Rama vlerësoi punën e bërë deri më tani, ndërsa theksoi se duhen inkurajuar rrugë të reja të zhvillimit të turizmit në zonë. “Kjo është parajsë komplet. Nuk diskutohet që këto akseset e kanë hapur shumë perspektiven dhe faktikisht edhe numri i bujtinave që rritet e tregon këtë, por duhet shtyrë akoma përpara, të ketë informacion më shumë dhe duhet të mendojmë dhe ca incentiva të reja, ndërkohë që për llixhat problemi është që atë patente, duhet ta marrë një operator ndërkombëtar i këtyre strukturave që merren me ujërat termalë. Ti the jemi shtet, po sado shtet, ujërat termalë në asnjë vend s’i mban shteti. Janë me operatorë që bëjnë atë punë mirëpo deri dje ishte e pamundur të sillje operatorin se do humbte rrugën, tani që infrastruktura është bërë, Tirana është afër” – u shpreh Rama.

FOTO GALERI
1/2

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA