Kështjella misterioze gjermane që banohet nga e njëjta familje prej 9 shekujsh (fotot)

15/11/2023 18:51

Një ndërtesë e mahnitshme mesjetare apo ndoshta dhe më e vjetër, është ngritur si me magji brenda luginës Eltzbach në perëndim të Gjermanisë, e rrethuar nga pyje të dendur dhe një atmosferë mistike.

Kështjella e klanit Eltz pranë fshatit të Wierschem, llogaritet se daton prej vitit 1157, por struktura e mahnitshme e botës së vjetër mund të jetë më e lashtë.

Rezidenca është banuar gjithmonë nga klani me influencë Eltz që dukjet se kanë ruajtur lidhjet dhe bashkëjetesën paqësore mes tyre, brenda të njëjtave mure për më shumë se 30 gjenerata, llogarisin mediat vendase.

Struktura besohet se gjatë shekujve është shtuar, zgjeruar e lartësuar nga degët e ndryshme të fisit misterioz Eltz.

Ndërtesa mbetet gjithsesi një shembull i rrallë i arkitekturës mesjetare, teksa shumë prej tyre janë shkatërruar nga luftërat, zjarret ose zhvillimi.

Vizita turistike lejohen në rrethinat ose zona të caktuara të ndërtesës, vreshtat apo kodrat e saj, ndoshta sa për të shuar kuriozitetin e publikut për klanin e mistershëm.

Sipas të dhënave, familja Eltz ndërtoi kështjellën në rrugën tregtare mes lumit Moselle dhe rajonit malor Eifel në perëndim të Gjermanisë, thuajse pranë kufirit me Belgjikës.

Kështjella raportohet se është sulmuar vetëm një herë në vitin 1331 deri në 1336 nga liderët e Trier të cilët dështuan ta merrnin prej terrenit të vështirë.

Vendi mund të arrihet me rrugë makine edhe pse shumë vizitorë preferojnë të ecin mes kalimeve pyjore.

Nga brenda ambjenteve në kështjellë nuk lejohen fotografi.

Zyrtarët thonë se kështjella është e ndarë mes tre degëve kryesore të familjes të cilat kanë hapur disa ambjente për vizitorët, edhe pse vetë nuk duken ndonjëherë në publik.

Në impjant do të gjeni dhe dy bare për të pirë ose ngrënë diçka, dhe një verandë me shkallë shikon nga lartësia në lumin spektakolar Eltz.

FOTO GALERI
1/8
Kështjella e klanit Eltz pranë fshatit të Wierschem, llogaritet se daton prej vitit 1157, por struktura e mahnitshme e botës së vjetër mund të jetë më e lashtë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA