Inside Story/ Ermal Hasimja, i riu që u largua sa i njohu korridoret e politikës. Pse e braktisi Berishën në vitet e para të pushtetit?

15/11/2023 21:43

Bij e bija baballarësh të njohur në politikë, apo të rinj të tjerë që i afrohen liderit përmes mënyrave tradicionale të politikës bajraktariste, e kanë gjetur në të shumtën e rasteve rrugën e shtruar.

Cilat janë sfidat dhe vështirësitë për një të ri që kërkon të investojë energjitë dhe pasionin e tij për t’u bërë pjesë e politikës?

Ermal Hasimja e ka përshkuar një pjesë rruge në politikë. Ai u angazhua si një ndër të rinjtë e thirrur nëpërmjet Komitetit të Orjentimit të Politikave pranë PD-së në vitin 2005, vazhdoi angazhimin si këshilltar i kryeministrit Berisha në atë kohë, por u tërhoq shpejt për të vazhduar angazhimin akademik.

A ishte kjo tërheqje për shkak të vendimit për t’iu përkushtuar pjesës akademike, apo sepse u zhgënjye kur e njohu nga brenda politikën?

“Kur hyn në politikë kupton se aty brenda politika ka një logjikë te veten që nuk është si në filma ose nuk është sië e ke menduar para se të hyhej…Unë nuk kam qënë në nivelet e larta kam qënë afër niveleve të larta por kur hyn aty kupton se të kërkohet angazhim 100% dhe unë nuk isha gati pasi do duhej të hiqaja dorë nga gjithë angazhimet e mija. Nga ana tjetër është komponenti që kupton se nuk të pëlqen se ëfarë ndodh aty brenda si logjikohet“, u shpreh politologu, Ermal Hasimja.

Top Channel