“I duhuri për Napolin”, ish-lojtari shqiptar vlerëson rikthimin e Mazzarrit

15/11/2023 11:40

Walter Mazzarri është përzgjedhur trajneri i ri i Napolit. Kampionët e Italisë u ndanë nga Rudi Garcian pas humbjes 0-1 kundër Empolit.

Presidenti De Laurentiis vendosi t’i besojë një tekniku që e njeh mirë ambientin, me Mazzarrin që do të rikthehet te Napoli pas 10 vitesh.

62-vjeçari, i cili qëndron pushim prej majit të vitit të kaluar, drejtoi Napolin në periudhën tetor 2009-maj 2013.

Duke fituar një Kupë Italie (2012) dhe duke u shpallur nënkampion në sezonin 2012/2013. Teksa skuadra e tij humbi edhe finalen e Superkupës së Italisë (2012).

Zgjedhja e Mazzarrit është përshëndetur nga Blerim Xhemaili, ish-mesfushori me origjinë shqiptare. I cili kaloi dy sezone te Napoli me Mazzarrin në pankinë.

Është njeriu i duhur për rinisjen e Napolit. E meritonte një tjetër mundësi pas asaj që ka bërë më parë me këtë skuadër.

Duhet të mendojmë t’i japim menjëherë ngrohtësinë dhe dashurinë që ka nevojë”, deklaroi 37-vjeçari nga Tetova, i cili u tërhoq nga futbolli gjatë muajit korrik.

Kampionët në fuqi të Italisë, renditen në vendin e pestë në Serie A. Me 20 pikë, 11 më pak se kryesuesit e Interit të Simone Inzaghit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA