Për një gabim të kryer 24 vjet më parë kur ka kaluar kufirin grek në mënyrë të paligjshme, kryebashkiaku i Kuçovës do të përballet me drejtësinë në gjykatën antikorrupsion.

SPAK e mori të pandehur Kreshnik Hajdarin, që akuzohet se ka fshehur një dënim nga Gjykata e Janinës, e cila ka dhënë në atë kohë masën e qortimit. Në vitin 1999 Kreshnik Hajdari ishte 17 vjeç dhe si një i mitur ju vendos masa e riedukimit. SPAK ja komunikoi akuzën e falsifikimit të formularëve një ditë pasi KQZ nuk ja ndërpreu mandatin e kryebashkiakut.

“Nuk kemi asnjë falsifikim. Nuk e kam fshehur dënimin”, tha Spahiu.

“Ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin dhe që e kanë dënuar me qortim shoqëror. Nuk ka asnjë vendim të komunikuar, asnjë vendim të deklaruar më parë por edhe po të ishte e vërtetë, po të jetë e vërtetë,  po ta deklaronte nuk do të kishte asnjë konsekuencë”, tha avokat Theodhor Sollaku.

Për precedentin e mos deklarimit të dënimit SPAK ka hetuar dhe më pas gjykata e ka gjetur fajtor edhe kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismaili. Kryebashkiaku u dënua me 40 orë punë dhe nuk e apeloi çështjen. Mbas vuajtjes së dënimit që siç mëson Top Channel e ka shlyer duke punuar në Muzeun historik të Fierit, kryebashkiaku nuk konsiderohet i dënuar në regjistra si kushdo që kryen burg, por megjithatë ka detyrimin që këtë ta deklarojë në formularin e dekriminalizimit.

Sido që të jetë, kryebashkiakët mbeten funksionarët më të hetuar në SPAK dhe me telashe veçanërisht për tenderat. Edison Memolla dhe Beleri janë sakaq nën gjykim për korrupsion në zgjedhje.

Aktualisht mbahen  në qeli ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako, ish-kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici, ish-kryebashkiaku i Bulqizës Lefter Alla, kryebashkiaku i votuar i Himares Fredi Beleri. Kurse ish-kryebashkiaku i Fushë Arrëzit Fran Tuci u dënua. Të kallëzuar dhe nën procedim janë kryebashkiaku i Tropojës, i Kamzës, i Rrogozhinës, i Vlorës dhe Jorgo Goro i Himarës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA