Britaniku vret gruan 26-vjeçare në dhomën e hotelit në Turqi, tenton largimin (fotot)

15/11/2023 15:24

Një turist britanik 28 vjeçar është arrestuar pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në dhomën e tyre të hotelit në Turqi.

26-vjeçarja u gjet e vdekur dje në mesditë në hotelin e Stambollit në zonën Fatih Mevlanakapı.

Stafi i hotelit raportuan për zhurma që dëgjoheshin nga dhoma dhe më pas gjetën viktimën në një pellg gjaku. Grupet mjekësore që erdhën në vendngjarje e shpallën atë të vdekur.

Policia turke tha se ka nisur hetime pasi arrestoi bashkëshortin e saj në vendngjarje, i cili mbante veshur një bluzë të përgjakur teksa përpiqej të merrte një taksi për t’u larguar.

Mediat vendase thonin se burri pretendonte se viktima i kishte dhënë droga dhe kjo kishte sjellje debatin e dhunshëm mes tyre.

Në deklaratat në polici ai shtonte se përdorte disa mjekime për çrregullime psikologjike.

Burri i paidentifikuar publikisht pranonte se kishte tentuar të largohej nga vendngjarja por policia kishte kontaktuar në telefon me taksistin që e kishin udhëzuar të shkonte në stacionin më të afërt të policisë.

Në pamjet e kamerave të sigurisë shihej i dyshuari që tentonte të largohej nga hoteli me të njëjtën veshje të arrestimit.

Çifti kishin ardhur në Turqi më 11 nëntor në aeroportin Sabiha Gökçen.

Ata kishin marrë dhomën e tyre të hotelit më 14 nëntor, ku më pas u gjet viktima e vdekur.

Zyrtarët thanë se hetimet vijojnë teksa ky nuk është rasti i parë i një tragjedie të tillë me pushime vitet e fundit.

Vitin që shkoi një grua u shpall e pafajshme pas akuzave se kishte shtyrë të dashurin nga ballkoni drejt vdekjes gjatë pushimeve në Turqi.

Prokurorët thanë se 32-vjecarja kishte shtyrë të dashurin nga ballkoni rreth 30 metra drejt vdekjes, por pas gati një viti gjykata tha se nuk kishte prova të mjaftueshme dhe gruaja është kthyer tashme në Angli, sipas TheSun.

FOTO GALERI
1/3
Një turist britanik 28 vjeçar është arrestuar pasi qëlloi për vdekje me thikë bashkëshorten e tij në dhomën e tyre të hotelit

Top Channel