Bianca Censori rikthehet në Australi pa Kanye West, miqtë e saj më të lumtur se kurrë pasi arritën ta bindnin

15/11/2023 19:57

Shumica dërrmuese që morën vesh lajmin se Kanye West u martua sërish, u shqetësuan menjëherë për zonjën në fjalë, Bianca Censori.

Madje ai u fut në telashe me autoritetet në  Venecia për kryerjen e një akti seksual në publik gjatë një prej vizitave të tyre në qytetin e famshëm italian. Gjatë gjithë asaj kohe, miqtë dhe familja e Bianca Censorit kanë qenë të shqetësuar për mirëqenien e saj. Kjo arriti në një pikë ku shumë nga familja dhe miqtë e saj vendosën të organizonin një “ndërhyrje” kundër Kanye. Synimi kryesor ishte që ajo të kuptonte se është në rrezik nëse vazhdon të jetë me reperin e turpëruar tashmë për gjithçka që ka deklaruar dhe ka bërë. Pavarësisht suksesit në muzikë, Kanye arriti të shkatërrojë reputacionin e tij për shkak të pikëpamjeve të tij dhe qëndrimeve të tij të diskutueshme për situata të ndryshme.

Sipas The Daily Mail, ndërhyrja e familjes dhe e miqve të saj të ngushtë duket se ka funksionuar dhe Bianca është rikthyer më në fund me shoqërinë e saj në Australi. Modelja u pa duke kaluar kohë me miqtë e saj pa Kanye West. Sipas këtyre raportimeve, miqtë e Censorit kanë folur për mediat për situatën. Një burim u shpreh se:

Miqtë e saj e njoftuan saktësisht se si ndihen, dhe ata i thanë që ajo duhet të “zgjohet” tashmë.  Bianca është e vetëdijshme për mënyrat kontrolluese të Kanye dhe ka filluar t’i shohë gjërat nga një këndvështrim i jashtëm.

Bëhet e ditur gjithashtu se Censori vendosi të udhëtonte për në Australi kur Kanye West e njoftoi se do të bënte një udhëtim në Dubai dhe Arabinë Saudite me vajzën e tij, North. Kjo është arsyeja kryesore që ajo u kthye në atdheun e saj dhe kjo është mundësia që u duhej miqve të saj për të inskenuar këtë ndërhyrje. Prej muajsh ekziston shqetësimi se Bianca është në rrezik real për shkak të marrëdhënies së saj me Kanye. Është e paqartë nëse Censori do të kthehet te Kanye West pas këtij udhëtimi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA