Sot puntata e radhës “Për’puthen”, ka nisur me sherr mes Albinës dhe Serxhos.
Pasi përfundoi takimi i Vedatit me Albinën, kjo e fundit së bashku me Serxhon debatuan së bashku. Albina shprehet se Serxho ka humbur një super vajzë dhe bëri gabim që i dha mundësinë për ta njohur më shumë. Madje ajo e konsideron atë si një 13-vjeçar dhe ende i paformuar.
Albina: Ai humbur një super vajzë!
Serxho: Ajo ka humbur një super djalë.
Albina: Ti ke humbur dy vajza, mua dhe Saiden. Unë bëra gabim që të dhashë një mundësi për të të njohur më shumë
Serxho: Ri dhe dëgjo. Nuk dua të të kem asnjë gjë.
Albina: Shan një femër dhe nuk më duket etike. Shan një femër që ka bërë hapin për ta puthur në studio, duket i paformuar për moshën që ka 31 vjeç, nuk respekton asnjë gjë. Unë jam 33 para teje për mend dhe eksperiencat, ti je akoma 13 vjeç.
Albina: Ai po mundohet ti japë rëndësi vetes gjatë takimit tim me Vedatin. Përdor moshën si armë që unë jam më e vogël. Mënyra se si sillet me mua unë ia kthej po njësoj.
Top Channel