Fitoi titullin e fundit kampion, largim i papritur nga bardheblutë

14/11/2023 18:00

Tefik Osmani largohet nga Tirana.

38-vjeçari që mbante postin e drejtorit sportive ka lajmëruar se pas 3 vitesh nuk do të jetë më pjesë e bardhebluve. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani i ka falënderuar të gjithë ata që kanë bashkëpunuar me të gjatë kësaj periudhe, teksa nuk ka bërë të ditura arsyet e këtij divorci të papritur.

“Rrugëtimit tim të mrekullueshëm me KF Tiranën i erdhi fundi! Është ekipi që më dha shumë emocione, sfida dhe ndjehem krenar që isha pjesë e këtij klubi të madh. Falënderoi familjen Halili, stafin, lojtarët e mrekullueshëm gjatë tri viteve ku ndamë gëzime dhe lot. Tifozët e mrekullueshëm që mbështesin ekipin e tyre në çdo çast. Jam krenar që mu dha mundësia të shkruaj me modesti emrin tim në këtë klub të madh”, shkruan Osmani në postimin e tij në Instagram.

Osmani e mbylli me futbollin e luajtur pikërisht tek Tirana, pasi fitoi titullin kampion në sezonin 2019-202 dhe nisi të ushtrojë rolin e drejtorit sportive pikërisht tek bardheblutë. Aventura e tij e parë në rolin e një drejtuesi mund të konsiderohet e suksesshme, pasi ish-mbrojtësi durrsak fitoi titullin kampion në sezonin 2021-2022 dhe Superkupën e Shqipërisë të edicionin 2022-2023.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA