Në fund të tetorit, një skelë u shemb në Hafencity të Hamburgut, duke vrarë pesë persona me origjinë shqiptare.
Autoritetet e kishin ekzaminuar nga afër vendin vetëm disa ditë më parë – dhe patën konstatuar defekte.
Sipas një informacioni të televizionit publik NDR, në disa pjesë të kantierit të madh të ndërtimit në vendin e quajtur Überseequartier, mungonte mbrojtja nga rënia. Pajisjet mbrojtëse personale të disa punëtorëve nuk ishin kontrolluar. Dhe: kantieri nuk ishte i sigurt kudo, që të mos dëmtohej askush në rast të rënies së objekteve.
Këto janë vetëm disa nga defektet e vërejtura në kantierin e dëmtuar të ndërtimit në Überseequartier nga Zyra e Rregulloreve të Ndërtimit dhe Inxhinjerisë Strukturore e Hamburgut.
Dhe këto qenë konstatuar saktësisht dhjetë ditë para se një skelë e madhe të rrëzohej në një pus ashensori. Kjo del nga përgjigja e Senatit për një pyetje të kreut tö grupit parlamentar të CDU-së në, Dennis Thering,në Parlamentin landit
Pasojat nuk janë ende të qarta
Senati nuk thotë nëse – dhe nëse po, çfarë përfundimesh nxorrën autoritetet nga defektet në kantierin e ndërtimit. Thering shpjegon se siguria në kantieret e ndërtimit në Hamburg duhet të jetë një përparësi kryesore. Procedura penale në vazhdim duhet ta sqarojë çështjen sa më shpejt që të jetë e mundur.
Skela me punëtorë ra në boshllëk
Aksidenti, i cili u kushtoi jetën pesë punëtorëve të ndërtimit nga Shqipëria ndodhi mëngjesin e 30 tetorit në kantierin e madh të ndërtimit në Überseequartier. Një skelë që mbante disa punëtorë ndërtimi ra nga kati i tetë brenda një boshllëku ashensori. Rreth 150 vetë nga ekipet e shpëtimit u mobilizuan për t’i shpëtuar punëtorët. Sipas informacioneve të siguruara, puna e shpëtimit ishte e ndërlikuar. Nuk është ende e qartë pse u shemb skela.(NDR)./ DW
Top Channel