I dashuri/asistenti rinor i aktores legjendare italiane Gina Lollobrigida është burgosur sot për tre vjet në Itali për përvetësimin e rreth 10 milionë eurove nga ‘ish-gruaja më e bukur në botë’, para se ajo të vdiste në janar në moshën 95 vjeçare.
Andrea Piazzolla, 36 vjeç, u shpall fajtor për manipulim psikologjik dhe zhvatje të Lollobrigida, e cila ishte bërë e famshme në vitet 1960-të me paraqitjet në filma përballë aktorëve si Sean Connery e Tony Curtis.
Piazzolla, i cili përshkruhet nga mediat italiane si ‘toyboy’ (i dashuri rinor i të moshuarës), ka përvetësuar nga Lollobrigida rreth 10 milionë euro në para, prona, automjete e nga viti 2013 deri në 2018 teksa punonte si asistenti it saj, u tha në gjykatën e Romës.
Ai kujdesej për Lollobrigida në vitet e saj të fundit dhe u vendos duke banuar me të në vilën në Romë, kur dhe bleu një seri makinash sportive me paratë e aktores, para se t’i shiste.
Dje ai u shpall fajtor për abuzim me dobësinë dhe moshën e saj për të përfituar shuma të mëdha.
Në testamentin e Lollobrigida ajo ndante asetet mes të birit Milko Skofic Jr dhe Piazzolla, duke bërë që familjarët të ngrinin padinë e manipulimit ndaj asistentit.
Konflikti i vjetër i trashëgimisë mori një tjetër kthesë në maj kur inventarit të pasurisë së Lollobrigida i mungonin €10milionë që ishte shumica e pasurisë së aktores.
Eksperti në gjykatën e Romës tha se Lollobrigida ishte gënjyer nga Piazzolla i cili e izolonte nga fëmijët e saj me qëllime përfitimi duke e bërë të mendonte se ishte e varur tërësisht prej tij.
Por avokatët e Piazzolla thanë se Lollobrigida nuk ishte e dobët apo e pavetëdijshme dhe se kishte transferuar vetë trashëgiminë për asistentin.
Madje në vitet e fundit të jetës së saj Lollobrigida nisi një padi ligjore kundër të birit Skofic Jr, duke e akuzuar se po e turpëronte në konfliktin e pasurisë, në moshën e saj të vjetër.
Por Skofic Jr bashkë me të birin Dimitri Skovic – pretendojnë se Lollobrigida është mashtruar nga asistenti i saj Piazzola duke i nënshkruar atij asetet e saj, dhe duke ndërprerë kontaktet me miqtë e familjarët.
“Lollobrigida nuk ishte e kthjellët kur nënshkroi testamentin e saj. Ajo ishte shumë e dobët dhe e rrethuar nga njerëz që i jepnin informacione të rreme, duke pretenduar se ishin të dobishme për të”, tha avokati Gentiloni Silveri.
Ndërsa avokatët e Piazzolla pretendojnë se Lollobrigida e dinte atë që po bënte kur nënshkroi testamentin. “Ajo ishte e kthjellët e lexoi gjithçka, deri në fjalën e fundit”, thotë avokati i Piazzola, Filippo Morlacchini.
Skofic tha për të përditshmen italiane La Repubblica se Piazzolla kishte shkatërruar vitet e fundit të nënës së tij, duke e izoluar nga “gjithçka ishte e shtrenjtë për të”.
“Për tre vjet unë i biri, nuk mund të hyja në shtëpinë e saj. Njerëzit më kërkonin informacion pasi ajo nuk lejohej të merrte telefonata nga familjarët … Çdo gjë ishte në dorë të tij”.
Lidhja e Lollobrigida me Piazzolla daton prej një dekade kur ai u bë shoferi saj në moshën 24 vjeçare.
Skofic ka nisur veprimin ligjor ndaj asistentit të dyshimtë prej vitit 2015, kur Piazzolla mori drejtimin e kompanisë Vissi D’arte që menaxhon asetet e Lollobrigida dhe shiti tre prona luksi të saj, ndërsa bleu për vete një makinë sportive Pagani.
Piazzolla akuzohej gjithashtu për kontroll të llogarive të saj bankare dhe transferimin e mijëra eurove në destinacione të ndryshme.
Lollobrigida ka akuzuar më parë dhe ish-të dashurin tjeter Javier Rigau, se donte ta bënte të martohej me të, me qëllim trashëgiminë e saj.
Lollobrigida ka luajtur në më shumë se 60 filma në vitet 1960 e 70-të dhe konsiderohet si aktorja më e madhe e kinemasë italiane.
Ajo ka luajtur në filma si ‘Gungaçi i Notre Dame’ në 1956, ‘Strange Bedfellows’ përkrah aktorit Rock Hudson në 1965 si dhe me aktorë të tjerë si Sean Connery, Humphrey Bogart e Frank Sinatra.
Top Channel