Vrasësi mbipeshë i të dashurës lirohet nga burgu në Itali pasi aty ‘nuk merr dot dietën e dobësimit’ (fotot)

13/11/2023 21:51

Një vrasës 160 kg që qëlloi për vdekje me thikë të dashurën e tij raportohet se është liruar nga burgu në Itali pasi institucioni nuk mund t’i japë dietën me pak kalori që i është rekomanduar për t’u dobësuar nga doktorët.

Dimitri Fricano, nga Biella në veri të Italisë vrau 28-vjeçaren Erika Preti në një shtëpi pushimi në Sardenja në qershor 2017, pas një debati ordiner për rrëmujën në shtëpi.

35 vjeçari Fricano, peshonte 160 kg në 2019 kur u dënua me 30 vjet burg për sulmin makabër.

Por tashmë një gjykatë në Torino raportohet se e ka liruar atë pasi ai vijon të shtojë në peshë, dhe se burgosja nuk përshtatet me dietën e tij të dobësimit, shkruan Daily Mail.

Fricano do të qëndrojë tashmë në arrest shtëpie për pjesën tjetër të dënimit të tij, në qytetin pranë Biella.

Megjithëse u arrestua pas vrasjes Fricano ka kryer vetëm një vit burg dhe prej pandemisë ai u mund të dënohej vetëm në 2022.

Në gjykatë u tha se Fricano është tashmë aq shumë mbi peshë saqë nuk mund të lëvizë në ambjentet e burgut pa paterica apo karrige me rrota.

Fricano ka pranuar vrasjen brutale të së dashurës së tij Erika Preti kur ajo ishte ankuar për thërrmijat që linte në krevat pasi hante aty.

Dyshja ishin me pushime në San Teodoro kur nisi argumenti fatal para se të dilnin në plazh.

Fillimisht ai kishte tentuar të bënte të besonte se vajza ishte vrarë nga grabitës, por më pas kishte pranuar: “Ajo më ofendoi për thërrmijat e bukës dhe më pas më goditi, prandaj e vrava.”

Avokatët e tij thanë se ai vuante nga  ankthi depresiv, bulimia, çrregullime personaliteti dhe apnea e gjumit.

Tashmë doktorët justifikohen se ai vuan nga sëmundje kardiovaskulare dhe nuk mund të qëndrojë në burg pasi pi shumë duhan dhe rrezikon të vdesë.

Lirimi i tij ka shtangur familjarët e të ndjerës Erika.

Babai i saj Fabrizio Preti tha për të përditshmen vendase ‘Corriere della Sera’: “Arrest shtëpie për Dimitri? Është një vendim i turpshëm. Asnjeri nuk do të më kthejë vajzën time të vogël, por për ne është shumë e dhimbshme të shohim lirimin e tij kaq shpejt”.

“Ne jemi dy prindër të cilëve u është marrë bija e tyre, kur mësova se Dimitri është në arrest shtëpia, ishte si një goditje thike në zemër. Ata na kanë thënë se nëse shërohet do të rikthehet në qeli, por nuk besoj se kjo ka shumë gjasa”./Daily Mail/

FOTO GALERI
1/7
Një vrasës 160 kg që qëlloi për vdekje me thikë të dashurën e tij raportohet se është liruar nga burgu në Itali

Top Channel